Liverpuli mund të barazojë rekordin e Sitit ndaj Junajtidit

Shpesh ndodh një koincidencë e tillë, që një ekip mund të realizojë diçka të madhe pikërisht përballë rivalit më të “urryer”. Liverpuli pritet të barazojë rekordin e Mançester Sitit me 18 fitore radhazi në Premier Ligë, në ndeshjen e së dielës ndaj Mançester Junajtidit. Skuadra e Klopit ka arritur në 17, dhe në “Old Traford” synon të kapë kulmin e djemve të Guardiolës. Dihet që Junajtid-Liverpul është dueli më historik e më i ndjerë në futbollin anglez, ndaj vendasit do të përpiqen të mos e lejojnë një gjë të tillë, edhe pse janë shumë dobët kohët e fundit, edhe pse bëhet fjalë për një rekord të Sitit, rivalit brenda qytetit. Sezonin e kaluar, pati shumë figura të Junajtidit që kërkuan prej ekipit të tyre që të mos luftonte në derbin ndaj Sitit, për të mos ndihmuar Liverpulin që të fitonte titullin kampion, ndonëse nuk mund të thuhet nëse humbja 0-3 e “djajve të kuq” ndaj “qytetarëve” erdhi prej kësaj, apo thjesht ngaqë kampionët ishin më të mirë.

Sfidanti.al