Ju për ne jeni heronj, tifozët presin Kolumbinë si kampione të botës!

Le t’i kritikojnë sa të duan. Futbollistët e Kolumbisë kanë mbështetjen që ka më shumë rëndësi për ta, atë të kombit të tyre. Me mijëra tifozë vërshuan nëpër rrugë, që nga aeroporti e deri në stadium, ndërsa kombëtarja u kthye në shtëpi pas eleminimit në të tetat e finales në Kupën e Botës.

Të udhëhequr nga kapiteni Falkao dhe trajneri Pekerman, lojtarët dhe stafi teknik zbritën nga aeroplani në Bogota, pastaj udhëtuan me autobus përmes turmës së njerëzve, për të mbërritur në stadiumin “El Kampin”. Mbi 30 000 tifozë kishi mbushur tribunat për të përshëndetur paraqitjen e ekipit përfaqësues, që kryesoi grupin në Botëror dhe pastaj u eleminua në turin e dytë me penallti nga Anglia.

Kjo, pavarësisht nga kërcënimet me vdekje që morën dy lojtarë, Uribe dhe Baka, pasi humbën 11-metërshat. Tifozët kolumbianë janë shumë të zemëruar me gjyqtarin amerikan, Mark Geiger, që sipas tyre favorizoi skuadrën angleze. Edhe kapiteni Falkao u shpreh se Geiger ishte në krah të Anglisë, meqë gjuha e tij e parë ishte anglishtja, duke qenë amerikan.

Tifozët do të dërgojnë në FIFA një peticion ku të kërkohet riluajtja e ndeshjes ndaj Anglisë. Deri tani, 190 000 njerëz e kanë firmosur peticionin.

Sfidanti.al