Ka luajtur shumë pak për skuadrën e tij. Usman Dembele thjesht ka udhëtuar me shokët në kombëtaren e Francës, ka fjetur në një hotel me ta, dhe është stërvitur, ndërsa thuajse nuk është përzgjedhur nga trajneri Didie Deshamp. Arsyet nuk kanë qenë vetëm teknike, por më shumë se kaq.
E zbulon vetë Deshampi në një intervistë për një media gjermane, që është pasqyruar në të gjitha mediat në Europë. “Dembele, – u shpreh trajneri i Francës, – ka shkaktuar probleme në skuadrën tonë, me sjelljen e tij, ashtu siç krijoi probleme tek Dortmundi. Unë nuk mund të aktivizoj një lojtar të tillë”.
Talenti i sulmuesit nuk vihet në diskutim, por verën e kaluar ai refuzo të stërvitej dhe i dha ultimatum Dortmundit derisa realizoi kalimin tek Barcelona. Mesa duket teka të tilla, 20-vjeçari ka bërë edhe në kombëtare, duke marrë përgjigjen nga Deshampi, ndonëse trajneri nuk dha sqarime se çfarë ndodhi mes tyre. Dembele ishte titullar vetëm në ndeshjen pa rëndësi ndaj Danimarkës, sfidës më të mërzitshme të Botërorit, që përfundoi pa gola, dhe ku shumë titullarë u mbajtën pushim.
Sfidanti.al