Jo vetëm Inter, edhe Barcelona kërkon fonde nga jashtë

Kriza e shkaktuar nga Covid ka pushtuar klubet më të rëndësishme evropiane. Nuk është vetëm interi që po kërkon zgjidhje alternative për financat e tij me negociatat e nisura mes Suning dhe BC Partners për të shitur kuota të klubit, por edhe Barcelona po studion tregun e kapitaleve për të sistemuar emergjencën e rëndë financiare.

Sipas ‘Bloomberg’ tek investitorërt po qarkullon një dokument i një operacioni që parashikon kalimin  e shumë aktiviteteve komerciale(asetet digitale, akademitë e futbollit në të gjithë botën, grupi i përgatitjeve sportive, merchandising) tek një shoqëri së cilës i ofrohet një kuotë mes 30-49%. Këshilltari është Goldman Sachs. Sipas planeve kjo shoqëri në 2024/25 duhet të arrijë një nivel të ardhurar me 386 milionë Euro.

Është kjo një lëvizje që befason sepse për herë të parë në histori, klubi katalanas i hap mundësinë injektimit të kapitalit nga aksionerë të jashtëm edhe pse në formë indirekte.

Sfidanti.al