Manchester City, Guardiola zbulon: Aguero ka qenë në kontakt me një person pozitiv me Covid

Sfida e FA Cup mes Manchester City dhe Birminghami do të duhej te ishte ajo e rikthimit në fushë si titullar i Sergio Agueros. Por argjentinasi nuk ishte i përfshirë në listën e të grumbulluarve për këtë përballje që Citizens e fitoi 3-0 dhe qëndroi në shtëpi. Ai që zbuloi motivet e kësaj mungese ishte vetë Pep Guardiola që foli për median pas përfundimit të sfidës.

‘Sergio ka qenë në kontakt me një person që rezultoi pozitiv me Coronavirus dhe për këtë arsye duhet të qëndrojë në izolim për disa ditë-tha Guardiola që do të thotë se nuk ka një dëmtim të përsëritur të sulmuesit në gju.

‘Nuk e di se kur do të kthehet në fushën e lojës-shtoi Guardiola-ashtu si ne u testua 6 herë në 10-15 ditët e fundit. Ishte negative dhe mendoj se edhe sot është negative, por nuk mund të luante’

Sfidanti.al