Fillimisht interesohej Bajern Mynih e tashmë “topçinjtë” e Arsenal. Bëhet fjalë për portierin spanjoll të Brentford, David Raja, për të cilin prej disa ditësh në media po flitet për një largim të mundshëm nga klubi i tij.
Në njërën anë, “bavarezët” e Bajern janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë paundët e kërkuar nga Brentford, për ta sjellë spanjollin në “Allianz Arena”, ndërsa në anën tjetër, bordi i “topçinjve” e kërkon spanjoll për të rivalizuar talentin anglez të portës, Aron Ramsdejl. Megjithatë, pavarësisht interesimit nga këto dy klube, skuadra e Brentford nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare për lojtarin, teksa pritet që çdo gjë të zgjidhët në javët e ardhshme të merkatos së verës.
sfidanti.al