Italia sportive, plani; futbolli me dyer të mbyllura edhe në veri, F1, noti e golfi rifillojnë të parët

Kjo javë është vendimtare për futbollin në Itali pasi priten vendimet e qeverisë në lidhje me rifillimin e stërvitjeve duke parë se tashmë është dorëzuar edhe protokolli i  FIGC; leja mund të jepet vetëm nga  Ministri i Sporteve dhe ai i Shëndetësisë dhe në emër të kësaj të fundit foli zv/ministri Pierpaolo Sileri që parapriu disa të reja për temat më delikate.

Tema e parë është mundësia e zhvillimiut të ndeshjeve në Qendër dhe Jug të Italisë ku përhapja e virusit rezultoi më pak agresiv në shifra. ‘Stadiumet nuk mund të hapen dhe nëse një ndeshje luhet me dyer të mbyllura, pak rëndësi ka vendi-tha Sileri-pa tifozë nuk ka rreziqe, kështu që të luhet ku të luhet’.

Por sipas zv/ministrit të shëndetësisë, futbolli krijon të tjera probleme.

‘Rifillimi i aktiviteteve futbollistike me dyer të mbyllura ka të ngjarë të ndodhë, por unë si mjek them se gjithsesi do të ketë ndonjë problem-vijoi Sileri-futbollistët do të jenë në kontakt me njëri-tjetrin kur të jenë në fushë’.

Përsa u përket stërvitjeve ai shtoi: ‘Protokolli është përpiluar në mënyrë të përshtatshme, por të shohim sesi do të evoluojë epidemia. Numri i nevojshëm i tamponeve mund të jetë më i lartë së 1400’.

Në fund Sileri bëri të ditur se cilat disiplina sportive mund të rifillojnë të parat kompeticionet e tyre, ‘Formula 1, golfi dhe noti. Edhe tenisi, por pa publik-tha Sileri që më pas shtoi-mund të praktikohet sport edhe në nivel amatorial, por jo për më shumë se 40 minuta’.

Sfidanti.al