Në futboll njihet si nga nga të mrekullueshmit. Koreanojugori Son Heung Min është i shquar për golat dhe lojën vendimtare për Totenhemin, veçse në këtë periudhë kohe duhet të merret me diçka tjetër. Sulmuesi 27-vjeçar do të duhet të kryejë 3 javë shërbimi të detyrueshëm ushtarak në vendin e tij, ashtu siç e përmban ligji, që nuk përjashton askënd, ndryshe nga shtetet perëndimore.
Son u filmua ndërsa mbërriti në kampin e marinsëve në ishullin e Xhexhusë, sepse vendosi të shfrytëzonte ndërprerjen e sezonit për shkak të koronavirusit, që t’i përgjigjej thirrjes për këtë lloj zbori, gjithnjë pasi përfundoi karantinën dymujore pasi u kthye në atdhe. Ai u filmua dhe u fotografua gjerësisht ndërsa mbërriti në bazë, duke qenë zboristi më i shquar i Koresë së Jugut, e ndoshta më i shquari në të gjithë botën.
Më herët, ai i shpëtoi shërbimit të plotë të detyrueshëm ushtarak prej 21 muajsh, pasi pati sukses me kombëtaren në Kupën e Azisë në 2018 duke u shpallur kampion. Shërbimi ushtarak 3-javor në Kore të Jugut, sipas raportimeve të mediave, përfshin marshime të gjata, qitje si dhe përgatitje për t’u mbrojtur nga gazet kimike, me skafandër në fytyrë.
Son fiton 140 000 paundë stërlina në javë tek Totenhemi, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe të Premier Ligës, e duke e ndihmuar ekipin të kualifikohet disa vjet radhazi në Ligën e Kampionëve, si dhe të arrinte sezonin e kaluar finalen e Championsit.
Sfidanti.al