‘Mbarova, këtë pasdite dola negativ, kështu që cdo gjë në rregull’-Në këtë mënyrë, trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini bëri të ditur se u shërua nga coronavirusi, teksa ndërhyri në prezantimin e autobiografisë së mikut të tij, Sinisa Mihajlovic.
Trajneri i Të Kaltërve u detyrua që t’ia linte pankinën Evanit në 3 ndeshjet e fundit të skuadrës së tij, ndeshje që Italia i fitoi të gjitha; miqësoren me Estoninë dhe ndeshjet e Nations League kundër Polonisë dhe Bosnjes
‘Ia dola dhe jam i kënaqur-vijoi Mancini-besoj se nuk ka njeri që të besojë se ky virus nuk ekziston. Dikë e kap më fort, dikë më lehtë, por gjithnjë duhet të tregojmë kujdes. Mund të merret në cdo situatë’.
Edhe pse Mancini mungoi në ndeshjet e fundit, Italia ia doli të kualifikohet në Final Four të Nations League ku do të masë forcat me Francës, Spanjën dhe Belgjikën
sfidanti.al