Në Angli u fol së fundmi për një përplasje mes dy futbollistëve të Arsenalit, Dani Ceballos dhe David Luiz me brazilianin që mësohet se e goditi fort me grusht shokun e tij të skuadrës duke bërë që Ceballos t’i dalë gjak nga hundët. ishte ‘The Athletic’ që zbuloi këtë zënkë mes dy lojtarëve të Topcinjve të Londës, një episod që vetë mesfushori e përkufizoi fals në rrjetin social Tëitter
Por ai që konfirmoi gjithcka, ishte trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta edhe pse ajo që e shqetëson më shumë atë është sesi media mësoi për këtë incident.
‘Nuk më pëlqen fakti që u zbulua ky incident-tha Arteta-do të gjejë se nga ka dalë dhe nëse është rasti që ka të bëjë me thyerje të privatësisë. Do të ketë pasoja’.
Incidenti mes dy futbollistëve ndodhi gjatë pauzës së ndeshjeve të kombëtare dhe sipas ‘Daily Mail’ sherri u bë për mënyrën sesi spanjolli po trajtonte disa prej futbollistëve të rinj që po stërviteshin me skuadrën e parë. Kjo nuk është hera e parë që Ceballos përfshihet në një inciden. Në fillimin e sezonit pati një përplasje me Eddie Nketiah.
sfidanti.al