Irani, një makth për Stramaconin; skuadra vetëm fiton, por askush nuk jep pagat

Aventura iraniane e Andrea Stramacionit po bëhet gjithnjë e më surreale, në të mirë e në të keq. Situata rreth skuadrës së Esteglal, më te cilën trajneri italian ka firmosur një kontratë 2 vjecare, është ende shumë e nderë. Drejtuesit e këtij klubi që është shtetëror janë në qendër të kritikave për  faktin se nuk po paguajnë stafin teknik dhe futbollistët prej muajsh pavarësisht taksave që paguhen nga kontribuesit.

Esteglal, pas një fillimi jo të mirë dhe pas polemikave që shkaktoi vetë Stramacioni, e ka marrë veten dhe në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm fitore, madje me goleada gjë që e ka bërë atë si skuadrën me sulmin më të mirë në kampionat, ndërkohë që Stramacioni u shpall edhe trajneri më i mirë i muajit.

Sfida e radhës së Esteglal është ajo në fushën e Nasazhi Mazandaran, por është e qartë që mrekullitë nuk mund të ndodhin përjetësisht, sidomos nëse skuadra do të ndihet e braktisur. por përvec problemit të pagave që detyruan grupin të hidhet në grevë për dy ditë, Esteglal ka edhe probleme të tjera, ndonjëherë qendra stërvitore nuk hapej e ndonjëherë në nuk kishte ujë në dushe që lojtarët të laheshin, një situatë e nderë kjo që duket se është për të rritur presionin te presidenti i klubit Fatih për të dhënë dorëheqjen për t’ia lënë vendin Fatollah Zadeh që gëzon shumë popullaritet dhe jo vetëm sepse me të Esteglal fitoi trofeun e fundit, Champions League aziatike.

sfidanti.al