Maskerano i jep lamtumirën Kinës; arrin akordin me Estudiantes

Havier Maskerano do të luajë sërish në Argjentinë. ish mesfushori i Barcelonës që aktualisht është pjesë e Hebei Fortune në kampionatin kinez, arriti marrëveshjen për të kaluar tek skuadra e Estudiantes

Sipas  TyC Sports, Maskerano e pranoi propozimin e bërë nga klubi të drejtohet nga Huan Sebastian veron dhe që nga viti 2020 do të jtë futbollist i tij. mësohet se Veron udhëtoi deri në Kinë për të folur personalisht Maskeranon për ta bindur që të firmosë me skuadrën e tij duke qenë se argjentinasi kishte marrë disa oferta mes të cilave ishte edhe ajo e Inter Miamit të Bekamit në Major league Soccer dhe Maskerano vendosi të kthehet në shtëpi

Vetë Maskerano ditën e premte publikoi një mesazh në profilin e tij në Instagram që nuk lë asnjë dyshim për të ardhmen e tij. ‘Duke jetuar ditët e fundit në Kinë’-shkruante Maskerano në postimin e tij. Pas 14 vitesh karrierë jashtë kufijve të vendit të tij, Maskerano do të luajë sërish në vendlindje.

sfidanti.al