Inter,flet Marotta: Ka zhgënjim, por titulli, jo detyrim për Conten

Eliminimi i parakohshëm në arenën Evropiane ka lënë shenjë tek interi. për zikaltrit tani objektivi kryesor mbetet fitimi i titullit kampion, por Administratori i Deleguar i klubit, beppe Marotta edhe pse nuk e fsheh hidhërimin për rrugëtimin zhgënjyes në Evropë, vendos të qetësojë ujërat.

‘Mbetemi optimistë, cikli nisi sezonin e kaluar dhe mund të përmirësohemi-tha Marotta-jemi të hidhëruar e të zhgënjyer, por fitimi i titullit kampion nuk është një detyrim për Conten. Duhet të përmirësohemi dhe po e bëjmë këtë’

Marotta foli edhe për Christian Eriksen që është kthyer në një cështje te Interit. ‘Nuk kemi folur për të-tha Marotta duke iu referuar takimit me Conten pas eliminimit në Ligën e Kampioneve-është pjesë e skuadrës dhe i disponueshëm dhe i takon trajnerit që të vlerësojë impenjimin e tij’.

sfidanti.al