Ndoshta sfida nuk ishte e atij niveli sa për të “lënë mendtë”, por gjithsesi Kubrat Pulevi është një kundërshtar i respektueshëm dhe Entoni Xhoshua tregoi një formë shumë të mirë. Njëri nga kampionët e botës në peshat e rënda të boksit profesionist arriti një fitore të rëndësishme dhe me stil luftarak e sulmues, duke u bërë gati në mënyrën më të mirë për sfidën e madhe me kampionin tjetër, Tajson Fjuri që pritet të zhvillohet në 2021.
Anglezi triumfoi në raundin e 9-të me nokaut, ndërsa e kishte hedhur në tapet bullgarin edhe në raundin e tretë. Pulevi, gjithsesi, e respektoi emrin e tij duke u ngritur në këmbë, duke u buzëqeshur grushteve të një rivali më të fortë fizikisht dhe më të ri, e duke fituar simpatinë e 1 000 spektatorëve në Riad, ashtu si edhe të atyre që e ndoqën ndeshjen nga televizori, si dhe të mediave.
“Jam gati për sfidën me Fjurin”, – tha Xhoshua më pas. Gjithsesi, Tajson Fjuri, kampioni tjetër britanik, deklaroi në rrjetet sociale se “unë do ta mund Xhoshuan në 3 raunde”. Beteja pritet e fortë, ndonëse parashikimet e specialistëve anojnë më shumë nga Fjuri.
Sfidanti.al