Pasi drejtoi Belgjikën të arrijë fazën e Final Four në Nations League, Romelu lukaku është gati të marrë në duart e tij frenat e Interit pas riaftësimit nga dëmtimi muskular që e bëri të humbasë ndeshjen e kampionatit kundër Parmës dhe atë të Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit
Por si një lider i vërtetë, sulmuesi belg ndërhyn edhe për të mbrojtur shokun e tij të skuadrës, Christian Eriksen me tyë cilin u përball edhe pikërisht në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve teksa Belgjika luajti ndaj Danimarkës
‘I ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një futbollist klasi dhe dua ta ndihmoj-tha Lukaku për televizionin danez Kanal –disa lojtarë kanë nevojë për më shumë kohë që të përshtaten me futbollin italian, unë kam fatin që u ambientova shpejt. Nëse do të mësojë gjuhën italiane, për të gjithcka do të bëhet më e lehtë’.
Ja edhe këshilla e Lukakut për Eriksen që te Interi nuk po arrin të fitojë hapësirat që do të donte, ndërsa te Danimarka ai kthehet të argëtohet e të buzëqeshë.
‘Do të mund të komunikojë më mirë dhe të japë një kontribut më të madh në skuadër-tha Lukaku që më pas e përqendron vëmendjen te pengesa e radhës-për mua tani ndeshja më e rëndësishme është ajo e së dielës ndaj Torinos. Jam i kënaqur për Final Four të Nations League, por më parë do të jenë kualifikueset e Botërorit dhe më pas do të jetë Evropiani; duhet t’i bëjmë hapat një nga një, më pas do të mendojmë të tjerat’.
Sfidanti.al