Juventus, Khedira pranë largimit, ëndërron Premier League

Sami Khedira zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Juventus, por vetëm në mënyrë formale. Klubi bardhezi ka vendosur të mos besojë më te ai, por mesfushori gjerman ka refuzuar cdo opsion dhe këtu përfshihet edhe zgjidhja e kontratës që skadon në muajin qershor, të paktën deri tani.

Kjo sepse Khedira duket se ia ka hapur dyert mundësisë së divorcit me Zonjën e Vjetër në muajin janar, ndoshta me destinacion Premier League. ‘Atmosfera, stili dhe ideja që kanë anglezët për futbollin më ka bërë gjithnjë përshtypje-tha Khedira për një televizion gjerman-nëse kjo ëndërr do të bëhet realitet, do të jetë një nder për mua. Që fëmijë kam dashur të bëhem një futbollist i Premier League. Gjithnjë kam ndjekur ndeshje të Premier League kur kam qenë i vogël, por tani po ndjek akoma më shumë të këtij kampionati. Gjithnjë kam qenë i lumtur kur kemi pasur përballje me klube angleze’.

Khedira më pas i jep një mesazh Mourinhos me të cilin ka punuar në kohët kur ishin pjesë të Realit të Madridit. ‘Më pëlqeu shumë të punoka me Jose, por ka shumë trajnerë me të cilët do të më pëlqente të punoja-tha Khedira-Nuk do t’i thoja kurrë më ‘Jo’ Mourinhos, por nuk është i vetmi trajner me të cilin do të doja të punoja përsëri’.

Sfidanti.al