Lionel Messi përjetoi një verë të turbullt për shkak edhe të kërkesës së bujshme për t’u larguar nga Barcelona, por që në fund nuk ndodhi me argjentinasin që konfirmoi qëndrimin duke mos i kursyer fjalët plot dashuri për klubin katalanas. Pas gjithë zhurmës së krijuar, 33 vjecari qendroi në heshtje, që u thye nga një deklaratë shfryrëse në aeroportin e Barcelonës pas kthimit të tij nga impenjimet me kombëtaren argjentinase.
‘Jam lodhur që jam gjithnjë problemi i të gjithave-ishte fraza e lëshuar nga Messi që konfirmon një situatë jo komode të tij pavarësisht dorëheqjes së presidentit Josep Maria Bartomeu , bashkëjetesa me të cilin ishte bërë e pamundur
Ky reagim i Messit ishte ndaj një pyetje që kishte të bënte me akuzat e ish agjentit të Griezmann. ‘Antoine shkoi në një klub ku Messi ka sy mbi gjithcka. Është perandor e monark dhe nuk e pëlqeu arritjen e Antoine-tha ditë më parë Eric Olhats për France Football-sjellja e tij ishte e kritikueshme dhe e bëntë atë gtë ndihet keq, Messi imponon regjimin e terrorit. Ose je me të, ose je kundër tij’
Në momentin që zbriti në aeroport, Messi u prit nga një grup gazetarësh e tifozësh, si dhe nga një agjent I organeve fiskale spanjolle që e detyruan të paguajë disa taksa doganore.
‘Për më tepër-vijoi shfryrjen e tij Messi-pas 15 orësh fluturim, gjej këtu një agjent të organeve fiskale që më bëri një verifikim. Cmenduri’
Më pas Messi hyri në makinën që drejtohej nga bashkëshortja e tij Antonella dhe u largua nga aeroporti.
Sfidanti.al