Zgjatet ‘martesa’ mes Pep Guardioles dhe Manchester City. Klubi anglez bëri të ditur rinovimin e kontratës me trajnerin spanjoll edhe për 2 sezone të tjerë. Kontrata e re e 49 vjecarit do të skadojë në vitin 2023.
‘Që nga momenti që arrita te Manchester City ndjeva mirëpritjen e klubit dhe të vetë qytetit, të futbollistëve, stafit, tifozëve, njerëzve në Manchester dhe të presidentit e pronarit-tha Guardiola në një intervistë për faqen zyrtare të klubit-që nga ai moment kemi arritur shumë suksese së bashku, kemi shënuar gola, fituam ndeshje e trofe dhe jemi krenarë . Kjo mbështetje është gjëja më e mirë që një trajner mund të ketë, Kam gjithcka dua për të bërë mirë punën time dhe jam i nderuar nga besimi që pronarët dhe presidenti kanë treguar për mua. Sfida për ne është që të vazhdojmë të përmirësohemi dhe jam entuziast që po e ndihmoj Manchester City në këtë pikë’.
Po kaq entuziast u shfaq edhe presidenti i Manchester City Khalddon Mubarak për rinovimin me Pep Guardiolën.
‘Zgjatja e kontratës së Pep Guardiolës është hapi natyral i radhës në një udhëtim që evoluoi gjatë viteve-tha Mubarak-është produkt i besimit dhe respektit reciprok që ekziston mes tij dhe të gjithë klubit. Jam i sigurt se të gjithë tifozët e Manchester City kanë të njëjtin gëzim si unë për këtë akord te ri. Të gjithë te Manchester City janë të lumtur që Pep Guardiola zgjati qëndrimin e tij te ne dhe i urojmë cdo sukses për pjesën tjetër të kohës këtu’.
Sfidanti.al