Inter, klubi dhe futbollistët gjejnë akordin për pagat e nëntorit dhe dhjetorit

Drejtuesit e klubit të Interit dhe futbollistët e stafi teknik kanë gjetur marrëveshjen mes tyre në lidhje me pagat e muajve nëntor dhe dhjetor. Gjithcka erdhi pas  një takimi të zhvilluar ditën e premte në Appiano Gentile mes drejtusve zikaltër dhe kapitenit të skuadrës, Samir Handanovic.

Edhe pse ishte e mundur që të gjendej një akord individual, tëe gjithë futbollistët e Interit pranuan që të shtyhej dhënia e 2 pagave mujore për në fund të kampionatit. Marrëveshja tani do të dihet vetëm të formalizohet sic parashikohet në normat e Federatës Italiane të Futbollit

sfidanti.al