Inter, efekti Konte ndihet te Martinez; dyfishohet vlera e sulmuesit

Ardhja e Antonio Kontes në stolin e Interit po jep efekte jo vetëm përsa u përket shifrave në fushën e lojës, por edhe te vlera e merkatos së lojtarëve. Sipas portalit të specializuar në këtë aspekt ‘Transfermarkt’, vlera e lojtarëve të Interit  ka pësuar një rritje të ndjeshme. Është ky rasti I Lautaro Martinez vlera e të cilit sipas Transfermarkt është dyfishuar duke kaluar nga 40 në 80 milionë Euro.

Po kështu në rritje është edhe vlera e De  Vraj e Brozovic që ka shkuar në 60 milionë Euro secili. Janë këto numra që e lejuan Interin të parakalojë Juventusin në klasifikimin e 20 futbollistëvë më rë vlefshëm të Serisë A, me 6 lojtarë në të kundrejt 5 të bardhezinjve

Mes 20 lojtarëve më të vlefshëm në merkato përvec Martinez me 80 milionë, De Vraj e Brozovic me 60, janë edhe Lukaku me 75, Shkriniar me 60 milionë e Barella me 45 milionë Euro. Ndërsa Juventus përfaqësohes nga Dibala me 85 milionë dhe është pikërisht argjentinasi ai që ka vlerën më të madhe, Ronaldo është me 75 milionë, De Ligt 75, Pjanic 70 dhe Aleks Sandro me 50.

Në muajin dhjetor vlera e Ronaldos për shkak edhe të moshës dhe rendimentit të tij jo shumë të shkëlqyer, pësoi rënie më 15 milionë Euro. Nëse flasim për 11 lojtarët më të vlefshëm, kampionët e Italisë janë padronë me 6 elementë, 5 futbollistët që u përmendën dhe Danilo, ndërsa Interi ka vetëm Martinez. Edhe vlera totale e skuadrës së Juventusit është më e lartë se ajo e Interit; 820 milionë të Zonjës së Vjetër kundrejt 632.9 milionë të zikaltërve, por për Interin gjërat mund të përmirësohen akoma më shumë dhe një tregues është përqindja e rritjes së vlerës së lojtarëve në merkato që nga 2018 me 58.7 kundrejt 31.4. Me fjalë të tjera Juventus-Inter është me  të vërtetë një sfidë në të gjitha frontet.

Sfidanti.al