Kontrata me Red Bull skadon në vitin 2020 dhe kjo e bën Maks Vershtapen një prej emrave më të cmuar të merkatos së pilotëve sezonin e ardhshëm. Por e ardhmja e tij nuk do të jetë në Maranello, të paktën kështu thotë vetë talenti holandez I Botërorit të Formula 1
‘Kam një raport shumë të mirë me Lëklerk-tha Vershtapen për Ziggo Sport-është një rival I fortë, por është pjesë e lojës. Ai nuk ka ndikim te ardhja ime apo jo te Ferrari. Nuk besoj se kjo do të ndiodhë; nuk është aspak mirë që dy pilotë me potencial për të qenë më të mirët në botë të jenë përkrah njëri-tjetrit’
Agresiv dhe I shpejtë në pistë dhe I prerë kur flet në television, Vershtapen është padyshim një prej talenteve më të shkëlqyer në Formula 1 dhe në 2021 me siguri do të largohet nga Red Bull për të bërë hapin e madh në karrierën e tij. Për shkak të deklaratave të tilla si ato në Ostin në nëntor(‘Ferrari I zhgënjyer? Ndodh nuk ndalon së mashtruari’) ka krijuar jo pak armiq në Maranelo sic është rasti I Luis Kamileri që iu kthye kësaj deklarate në darkën e Krishtlindjes.
‘Shpeshherë, heshtja është gjëja më e mirë-tha Kamileri-nuk më vjen t’u përgjigjem fjalëve të një 22 vjecari. Një pilot që thotë fjalë të tjera nuk do të mund të garojë kurrë për Ferrarin’.
Një hipotezë kjo që u konfirmua nga vetë Vershtapen që me sigurio shpreson në një largim të Hamilton nga Mercedes në fund të 2020 për t’I marrë vendin. Me britanikun te Ferrari dhe holandezin te Mercedes, krijohet një skenar që I kënaq të gjithë përvec Sebastian Fetel I destinuar të gjejë një aventurë të re në 2021
Sfidanti.al