Bëma e fundit e Gaskoin; e ndalon policia sepse nuk pagoi një shishe verë

Në një mënyrë apo tjetrën, Pol Gaskoin e gjen mënyrën për të përfunduar në faqet e para të tabloidëve. Bëma e fundit e ish mesfushorit anglez kishte të bënte me një shishe verë duke u përfshirë në një situatë absurd. Sipas ‘The Sun’, Gaskoin hyri në një dyqan mori një shishe vere që kushtonte 9 paund dhe doli pa bërë pagesën

Mësohet se gjithcka ndodhi në një dyqan në Londër, kur Gaskion mori shishen dhe doli sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ai u ndalua menjëherë nha policia dhe pasi kërkoi ndjesë, bëri pagesën në arkë. Një situatë e sikletshme kjo për ish futbollistin e Lazios, Rejnxhërs e ekipeve të tjera dhe të mendosh që raportet e tij me alkoolin nuk janë aspak të mira

Sfidanti.al