Inter respekton rregullat e Fair Play Financiar dhe nuk iu desh aspak të largonte elementët më të rëndësishëm të tij. Ëalter Sabatini dhe Ausilio bënë një punë shumë të mirë teksa larguan disa futbollistë të tjerë sic është rasti i Banegës që u kthye te Sevilla për të mundësuar arkëtimin e 30 milionë Euro, shifër që rregullon plotësisht bilancin financiar të Interit dhe i jep mundësinë këtij klubi për të bërë ndërhyrje në merkato. Një prej emrave që po përflitet më shumë është ai i Nainggolan që kërkohet me ngulm nga Spalletti, ndërkohë që sytë janë hedhur edhe nga Paris Saint Germain pasi Interi është i interesuar për Lucas Moura, ndërkohë që ëndrra e zikaltërve quhet Angel Di Maria
sfidanti.al