Nuk respektoi rregullat e qarkullimit, Venus Ëilliams shkakton aksident me pasojë vdekje.

Venus Williams duket se ka një viktimë në ndërgjegjen e saj. Bëhet fjalë për një 78 vjeçar ndaj të cilit tenistja amerikane shkaktoi një aksident rrugor duke i shkaktuar plagë të rënda që në fund i morën dhe jetën. Ngjarja ndodhi në 9 qershor në Palm Beach në Florida kur Venus Williams përplasi makinën e saj me atë të 78 vjecarit që ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij. Williams bëri deponimin e saj në polici duke deklaruar e u përpoq që të kalonte kryqëzimin kur makina e 78 vjecarit i doli në mënyrë të papritur përpara dhe ajo nuk mundo dot të evitojë aksidentin. Ndërsa avokati i tenistes, Malcom Cunningham theksoi se Williams e kaloi kryqëzimin nën regjimin e sinjalit të gjelbër në semafor, një version ky që u përgënjeshtrua nga policia e Palm Beach. Sipas kësaj të fundit, dëshmitarë okularë kanë parë Venus Williams të kalojë me makinën e saj ndërsa semafori kishte sinjalin e kuq dhe kjo e bën atë shkaktare të aksidenti. Gjithsesi, policia shtoi se Williams nuk është në procedim penal dhe se nuk është kërkuar kjo masë ndaj saj.

sfidanti.al