Skriniar shton radhët e Interit, e dashura Barbora, rrit sensualitetin e ekipit të bashkëshorteve të zikaltërve

Milan Skriniar është praktikisht futbollisti i ri i Interit. Është vetëm 22 vjeç dhe një futbollist me shumë cilësi  duke zhvilluar një sezon shumë të mirë. Jo më kot Skriniar u shpall futbollisti i ri më i mirë sllovak. Tifozët e Interit duhet të entuziazmohen për këtë futbollist dhe jo vetëm për aftësitë e tij, por edhe për një motiv tjetër dhe bëhet fjalë për Barborën. Është e dashura e Skriniar dhe ka një fizik vërtet për t’u pasur zili. Barbora, që është aktive në rrjetet sociale nuk do të bëjë gjë tjetër vecse do të pasurojë akoma më shumë skuadrën e ‘WAGs’ të zikaltërve me kapitene bashkëshorten e Icardit, Wanda Nara.

sfidanti.al