Ron Dennis largohet përfundimisht nga bordi drejtuesi i mcLaren. Presidenti historik i skuderisë britanuike vendosi të shesë kuotën e tij të aksioneve për 275 milionë Dollarë duke i dhënë fund karrierës së tij 37 vjecare te McLaren. Shkaku për largimin e Ron Dennis u bë për shkak të mosmarrëveshjeve që ai pati kohët e fundit me aksionerët kryesore të skuadrës nga Ëoking. Këta të fundit kishin filluar që ta mënjanonin nga drejtimi i Mclaren duke e detyruar ron Dennis t’i japë lamtumirën përfundimtare kësaj skuderie. Vlen të theksohet se vlera në treg e McLaren kap shifrën e 2.4 miliardë Paund.
sfidanti.al