Fraza e Beppe Marottës para ndeshjet Inter-Torino se klubi zikaltër nuk i mban lojtarët që duan të ikin, u konfirmuan edhe përpara sfidës me Sassuolon. ‘Ndodh që disa futbollistë nuk rezultojnë funksionantë në sistemin e lojës-tha Marotta-ne në janar shfrytëzuam një mundësi të mirë, blemë për 20 milionë Euro atë që të gjithë e konsideruan një futbollist të madh. Nëse lojtari nuk ka luajtur disa ndeshje do të jetë i parë që do të kërkojë largimin’.
Me fjalë të tjera nuk ka më dyshime se Christian Eriksen do të largohet nga Interi dhe merkatoja e janarit është një prej mundësive. Skuadrat që e vlerësojnë danezin nuk mungojnë dhe ato janë kryesisht nga Premier League.
Sipas rrjetit ESPN klubi që ka shfaqur më shumë interes për blerjen e mesfushorit të Interit është Arsenali që mund të paguajë për Eriksen një shifër nën 20 milionë Eur. Sipas ESPN, shifra që pritet të paguajnë Topcinjtë për futbollistin është 13.5 milionë Euro, një cmim ky që ka rënë për shkak edhe të aktivizimit të pakët nga ana e Contes të Eriksen i cili ka shfaqur disponibilitetin e tij për t’u kthyer në Angli.
sfidanti.al