Dalma Maradona, letër prekëse babait Diego: S’e imagjinoj jetën time pa ty

Dalma Maradona ka lindur në vitin 1987, vetëm pak muaj përpara titullit të parë historik të Napolit. Zgjodhi të kujtojë babain e saj me anë të një letre prekëse të publikuar në profilin e saj në Instagram teksa publikoi një foto ku ajo, një fëmijë në vitet e para të jetës, është bashkë me El Pibe De Oro, gjatë një momenti pauze në një seancë stërvitore me Napolin.

Në këtë postim, Dalma shpreh të gjithë dashurinë dhe dhimbjen që një fëmijë mund të shprehë për vdekjen e një prindi

‘Gjithnjë kam pasur frikë nga vdekja ime-shkruan Dalma në letrën e saj-por tani jo më. Sepse e di që ky do të jetë momenti kur do të të takoj dhe do të të përqafoj përsëri. Më ka marrë malli që tani, baba! Do të rezistoj këtu, pa atë pjesë të zemrës sime  që more me vete. Ashtu sic më ke kërkuar gjithnjë, do të kujdesem për ‘Jabru’ dhe për  ‘pompon’ të preferuar, sepse më ke dhënë gjithnjë përgjegjësi të pamundura që kur fillova të përdor arsyen. Do të të dua e do të të mbroj për të gjithë jetën sepse do të të falenderoj për jetën e kaluar së bashku! Jam e shkatërruar, por do të shkoj përpara! Pritmë atje. Do të shihemi, teksa ushtrohem me ‘Y como es el’ kështu që kur të takohemi do të këndojmë sërish së bashku. Ti në të vërtet këndon mirë, unë jo. Të dua, baba! Do të të dua e do të të mbroj gjatë gjithë jetës! dhe nëse mbesa jote do të dojë të të marrë në telefon me video, do të vdes përbrenda, por ji i sigurt se do t’i them me saktësi kush ishe e kush do të jesh përgjithmonë! Ndoshta ajo të do që tani. Nuk ishte e nevojshme të bëje shumë për të dashur. Bashkova të gjitha pjesët dhe nuk arrij dot të imagjinoj sesi do të jetë jeta ime pa ty. Ja ku jam me bashkëshortin më të mirë në botë dhe një vajzë që do të më detyrojë të shkoj përpara! Jeta është kështu, shihemi së shpejti! Të sjell margaritat për të zbukuruar corapet e tua të futbollistit dhe të lutem shikomë përsërio me atë dashuri sic më sheh në foto! Do të të dua përgjithmonë!’

sfidanti.al