Janë të paktë ata persona që kanë të drejtën për të folur për Barcelonën dhe një prej tyre është Andres Iniesta. Mesfushori spanjoll ndodhet në Spanjë për pushimet pas mbylljes së sezonit në futbollin japonez dhe vizitoi edhe ish skuadrën e tij me të cilën ka fituar aq shumë trofe. Mesfushori 35 vjecar foli për momentin delikat të klubit katalanas që po kërkon të shkarkojë Ernesto Valverden duke I dalë në mbrojtje trajnerit.
‘Mënyra se si po sillet Barcelona është pak e shëmtuar-tha Iniesta-duhet treguar respekt ndaj trajnerit aktual. Mënyrat e sjelljes janë ato që dhembin më shumë.
Gjithsesi, Iniesta pranon se pozitat e Valverdes janë dobësuar shumë pas këtyre ditëve, ndërkohë që konfirmoi edhe raportet e mira me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, por edhe me të gjithë personat e tjerë që punojnë në klub.
Iniesta foli edhe për mundësinë që në stolin e kampionëve të Spanjës të ulet miku I tij, Xavi Hernandez me këtë të fiundit që e refuzoi opsionin e marrjes së detyrës menjëherë duke shtyrë gjithcka për sezonin e ardhshëm
‘Vetëm Xavi është në gjendje të thotë nëse është I përgatitur apo jo për të drejtuar Barcelonën-shtoi Iniesta që përmendi edhe kandidatin tjetër, Koeman-Koeman dhe Xavi kanë qenë te Barcelona, njëri ka më shumë eksperiencë, por edhe kjo nuk është vendimtare’.
Sfidanti.al