De Rossi kthehet në Itali: Do të shkoj të vizitoj Zaniolon

Pasi I tha lamtumirën Boca Juniors dhe futbollit të luajtur, Daniele De Rossi është kthyer në Itali në mëngjesin e kësaj të hëne. Ish kapiteni I verdhekuqve I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mbërritën në aeroportin e Fiumicinos rreth orës 07:00 nga Buenos Aires. Menjëherë Daniele De Rossi foli për Zaniolon e dëmtuar në ligamentet e gjurit që e detyruan t’I nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

‘Sapo e mësova cfarë I ndodhi Zaniolos-tha De Rossi-kemi shumë kohë për të shkuar e për ta vizituar. Do t’I dërgoj një mesazh në mënyrë private’.

Ndërkaq në Argjentinë, tifozët e Boca Juniors nuk e kanë harruar Daniele De Rossin teksa në Tëitter kanë postuar foton e fanelës së skuadrës për sezonin e ri me emrin dhe numrin e mesfushorit italian të stampuar në të.

Sfidanti.al