“Eja tek Liverpuli të fitosh Topin e Artë”, i thotë Fabinjo, Mbapesë!

Trofeu i madh individual është padyshim një nga ëndrrat e çdo profesionisti të futbollit, dhe nuk mund të bëjë përjashtim as ylli i ri i Paris SG. Kilian Mbape është ftuar që ta fitojë Topin e Artë duke qenë pjesë e Liverpulit, dhe kjo festë i është bërë nga ish-shoku i tij i skuadrës, Fabinjo. Braziliani ka luajtur me francezin tek Monako, përpara sesa të zgjidhnin rrugë të ndryshme për karrierën.

“Nëse ai vjen tek Liverpuli, do ta fitojë Topin e Artë përpara Nejmarit, – ishin fjalët e Fabinjos, për median franceze “Telefut” (Telefoot), – për mua, Mbape është më i mirë se Nejmari, dhe Liverpuli do ta ndihmonte shumë”. Fabinjo pati një kritikë edhe për dhënien e çmimit për Mesin në 2019, duke theksuar se e meritonte një lojtar i Liverpulit, fitues i Championsit, dhe për mendimin e tij duhej të kishte qenë Sadio Mane.

Sfidanti.al