Për Mauro Ikardin, Paris Sën Zhermeni është skuadra më e mirë me të cilën ka luajtur, për argjentinasin nuk ekziston krahasimi me të kaluarën. Kjo do të thotë se për Ikardin, Interi I tij është dukshëm inferior. Sigurisht nëse bëjmë krahasimin mes dy skiadrave për sa u përket emrave që kanë në përbërje, fjalët e ish kapitenit të Interit duket se konfirmojnë dicka që është e dukshme; aventura e tij interiste përkon me vitet e rindërtimit të Interit post-Morati, një moment historik I vështirë dhe shumë larg nga ajo që është bërë në Paris. Megjithatë, Ikardi mund të kishte përdorur pak diplomaci në deklaratën e tij pas përfundimit të ndeshjes mes Paris Sën Zhermenit dhe Olimpikut të Marsejës ku argjentinasi shënoi 2 gola në fitoren 4-0 të skuadrës pariziene.
‘Erdha te Paris Sën Zhermeni duke ditur se do të më duhet të shënoj gola-tha Ikardi-kjo është ajo që kam bërë gjithnjë dhe që dua të bëj këtu. Kam luajtur me shumë futbollistë vërtet fantastikë, por kjo është dukshëm skuadra më e mirë me të cilën kam luajtur’.
Mauro Ikardi ka shënuar 4 gola në kampionat dhe 7 në total duke përfshirë edhe kompeticionet e tjera. Në Ligue 1, Paris Sën Zhermen kryeson bindshëm teksa ka krijuar një diferencë prej 8 pikësh me Nantën e vendit të dytë.
Sfidanti.al