Juventus, Pjanic siguron Sarrin dhe tifozët: Gjithcka mirë

‘Todo Bien’ dhe një foto duke buzëqeshur me gishtin e madh që tregon OK. Kjo është mënyra e Miralem Pjanic që postoi gjithcka në Instagram Stories për të treguiar se dëmtimi I pësuar në ndeshjen me Lecen ishte më I lehtë nga sa u mendua fillimisht duke qetësuar si trajnerin Sarri ashtu edhe tifozët e Juventusit.

Gjithsesi mesfushori boshnjak do t’u nënshtrohet të gjitha ekzamineve mjekësorë për të pasur një siguri më të madhe. Edhe pse ky dëmtim nuk është shumë I rëndë, Pjanic me shumë gjasa nuk do të luajë në sfidën e mesjavës ndaj Xhenoas për të mos rrezikuar dhe do të jetë në dispozicion të Mauricio Sarrit për derbin me Torinon që do të luhet ditën e shtunë.

Sfidanti.al