Bejl këshillon Realin: Mos jepni lajme për gjendjen time fizike

Nuk ka të reja nga Garet Bejl. Uellsiani është zhdukur nga qarkullimi që pas kthimit të tij nga ndeshjet e kombëtares me futbollistin që duket se ka pasur probleme fizike, por që ka shumë gjasa që pas kësaj të ketë dicka më shumë sepse futbollisti vazhdon të mos stërvitet me skuadrën por nuk dihet mirë se cfarë ka. Kjo sepse, ashtu sic I zbulua javën e kaluar nga radioja spanjolle ‘Cope’ dhe që u publikua këtë të hënë nga Marca, garet Bejl  I ka kërkuar Realit të Madridit të mos shpërndajë komunikata mjekësore për të kjo sepse uellsiani po ushtron një të drejtë të tij; ligji spanjoll dënon nga 1-3 vjet ndalim personat që shpërndajnë informacione për gjendjen e një personi të tretë për të cilin ka pasur akses për arsye pune.

Në botën e futbollit spanjoll, klubet gjithnjë kanë dhënë lajme për prognozat dhe diagnozat e lojtarëve të dëmtuar duke bërë të ditur në të njëjtën koge edhe kohën e riaftësimit, dicka që është vlerësuar shumë sidomos nga media

Garet Bejl që nga 2013 e deri tani ka qenë viktimë e dëmtimeve të shumta një pjesë e mirë e të cilave kanë qenë të natyrës muskulare duke e dëtyruar sulmuesin të mos luajë në 88 ndeshje  duke përfshirë edhe 2 sfidat që mungoi për shkak të një gjendje gripale.

Sfidanti.al