Dyshimet për të ardhmen e Frum; duhet të operohet sërish

Kris Frum është në fazën e riaftësimit pas rrëzimit që pësoi në muajin qershor në Turin e Dofinesë ku u dëmtua në brryl femur dhe disa brinjë. Por në një intervistë për Eurosport, ciklisti britanik I Ineos ku foli për procesin e riaftësimit  dhe theksoi se do të duhet t’I nënshtrohet edhe një operacioni tjetër përpara se të kthehet zyrtarisht garave.

‘Jam me fat që jam në gjendje që të hipi sërish në bicikletë-tha Kris Frum-pata disa dëmtime të tmerrshme dhe ende më duhet të kryej një operacion tjetër. Deri tani riaftësimi ka ecur mirë, por ende kam shumë punë për të bërë dhe rruga është e gjatë’.

Frum nuk ka vendosur ende një datë për kthimin e tij në gara.

‘Është ende herët për t’iu kthyer garimit-vijoi Frum-nuk jam edne në atë pikë që të konkurroj me të tjerët. Do të kryej garat kronometër individual dhe do të tentoj të ndihmoj skuadrën që të arrijë rezultatin më të mirë të mundshëm por ende nuk jam gati për të qenë plotësisht në garë’.

Sfidanti.al