Arijon Ibrahimovic do të bashkohet me Heidenheim. Lojtari shqiptar është bashkuar me këtë skuadër në formë huazimi, nga skuadra e Bayern. “Ditët e fundit kanë qenë bisedime shumë pozitive me Holger Sanëald dhe Frank Schmidt, të cilët më kanë bindur se Heidenhemi mund të jetë pikërisht klubi i duhur për mua në këtë moment. Jam edhe më i emocionuar që do të luaj për Heidenheimin në Bundesligë sezonin e ardhshëm”, tha Ibrahimovic. Sulmuesi 19-vjeçar është gati për aventurën e re, teksa synon që të bëjë sezon pozitiv me Heidenheim.
sfidanti.al