Bayern, Muller: Duhet të jemi në formë

Thomas Muller po luan ndeshjet e fundit me Bayern, pasi do të largohet nga bavarezët pas Botërorit të Klubeve. Ai ka prekur tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë, pas humbjes 1-0 ndaj Benficës.

“Kujtoj Kupën e botës në Brazil ku ne luajtëm ndaj Francës, ku ishte gjithashtu shumë vapë. Por ne jemi profesionistë. Duhet të jemi në formë! Nëse një djalë gati 36 vjeç mund të vrapojë për 90 minuta, atëherë çdokush mund ta bëjë! Kështu që, nuk ka justifikime!.

E ardhmja te MLS?- “Po, ka një mundësi, por duhet të vendos! Jam plotësisht i përqendruar në turne. Mund të ketë negociata të vogla, por nuk e kam me nxitim. Do t’i marr vendimet me qetësi, të shikojmë!”

 

sfidanti.al