Ibrahimovic ‘i burgosuri’ i LA galaksi; pengohet kalimi te Milani

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer te Milani, por sulmuesi suedez po has në një problem të madh që e ka emrin Los Anxheles Galaksi.  Sulmuesi ka një kontratë me klubin e Major League Soccer deri në 31 dhjetor të vititi 2019 dhe kjo bllokon lëvizjen e tij edhe pse Ibrahimovic dhe agjenti i tij Mino Raiola po punojnë për gjetjen e një rrugëdalje.

Drejtuesit e klubit kalifornian janë të vendosur që të mbajnë me cddo kusht Zlatan Ibrahimovic dhe kjo për  motive financiare. prania e suedezit i ka sjellë kontrata të rëndësishme skuadrës së LA Galaxy me sponsorë të ndryshëm, nëse ai largohet atëherë klubi amerikan do të shohë që t’i reduktohen ndjeshëm përfitimet.

sfidanti.al