Luka Marin zbulon tradhtinë e Federika Pelegrinit: ‘E kapa mat’ me Manjinin

Luka Marin, notari i përfaqësueses italiane flet për historinë e tij të dashurisë me Federika pelegrinin duke zbuluar disa detaje që deri tani nuk ishin mësuar. Marin, gjatë një interviste për prorgramin ‘Rivelo’ e drejtuar nha Lorela Bocia tregoi se kishte kapur në flagrancë Federikën me Filipp Manjinin me të cilin ajo u lidh pas ndarjes me Marin për t’u ndarë edhe me të vite më vonë.

‘Në të kaluarën u akuzova nga ish e dashura ime Lor Manadu për shpërndarjen e fotove hard, por kjo nuk ishte e vërtetë-tregon Luka Marin-ajo nuk e pranoi kurrë mbylljen e historisë sonë të dashurisë dhe nisjen e lidhjes sime me federikën. Nuk kam asnjë pendesë për jetën time me Federikën. E kapa mat me Filipon në dhomën e hoteli. Kisha kuptuar se dicka nuk shkonte, kështu duke parë se nuk po e gjeja, trokita në derën e dhomës së Manjinit. Gjuaja portën me grusht doja që ta hapnin. Doja vetëm një përballje’

sfidanti.al