Kasijas thumbon Murinjon: kur një trajner s’di më të bëjë punën e tij?

Polemikat mes Iker Kasijas dhe Zhoze Murinjos në distancë vijojnë. portieri aktual i portos shfrytëzoi rrjetin social Tëitter  për të sulmuar trajnerin e Mancester Junajtid edhe pse nuk ia përmendi emrin në mënyrë rë drejtpërdrejtë dhe gjithcka ndodhi pas sfidës me Liverpulin  që Djajtë e Kuq e humbën 3-1.

‘Dikush në një intervistë për një të përditshme portugeze tha se një futbollist si unë, 37 vjec është drejt fundit të karrierës-shkruante Kasijas që që dukej qartë që i referohej  trajnerit luzitan-jam krejtësisht dakord.  Por unë e kam një pyetje për këtë të përditshme, për trajnerët kur është momenti që të kuptohet se nuk janë në më në gjendje që të administrojnë e drejtojnë një skuadër?”.

sfidanti.al