Diego Pablo Simeone konfirmon dëshirën e tij për t’u uluir në pankinën e Interit në të ardhmen, një klub të cilin argjentinas e njeh mjaft mirë pasi ka qenë futbollist i kësaj skuadre. ‘Me Atletikon e Madridit kam edhe një vit kontratë, por unë kam qenë i qartë përsa i përket mundësisë për të qenë trajner i Interit dhe nuk kam se cfarë të shtoj më. Me siguri do të ndodhë-tha Simeone.
Ndërkaq në Nion të Zvicrës u hodh edhe shorti i 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve dhe Atletico Madrid do të ketë si kundërshtar Juventusin e Kristiano Ronaldos që sipas Simeones i ka dhënë një impuls më të madh Zonjës së Vjetër.
‘Ronaldo i ka dhënë Juventusit dicka më shumë dhe pritet që të bëjë një sezon të jashtëzakonshëm-vijoi Simeone që bëri edhe një bilanc për sezonin me Atletiko Madrid-është një vit i rëndësishëm për ne, si në Ligën e Kampioneve ashtu edhe në kampionat’.
sfidanti.al