‘Te Milan kam shumë përgjegjësi dhe ndihem një lider. Kjo skuadër është e vetmja ku jam emocionuar. Dua të jap shumë dhe të mësoj shumë për të qenë një drejtues. Kur më shohin, presin dicka nga unë. Doja të isha në ndeshjen në Verona sepse më mungoi shumë skuadra’. Kështu u shpreh Zlatan Ibrahimovic në programin ‘Che tempo che fa’ të Rai 3 pas fitores së kuqezinjve ndaj Veronës që suedezi e ndoqi nga pankina
‘Gjatë Festivalit flisja me shokët e skuadrës dhe me trajnerin-vijoi Ibrahimovic-kur nuk kaloj një ditë me ta është si të mos kaloj një ditë pa fëmijët e mi. A do të qëndroj te Milani? Të shohim, varet nga Paolo. Nëse ai do, do të qëndroj’.
Ibrahimovic foli edhe për situatën në kampionatin italian ku Milani e ka humbur vendin e parë.
‘A është i hapur kampionati? Janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, gjithcka mund të ndodhë-vijoi Ibra-Inter ka vetëm një ndeshje në javë dhe ka më shumë kohë për t’u përgatitur e për të rikuperuar energji. Puna ime është të fitoj trofe dhe erdha te Milan për të fituar.
Sfidanti.al