Data për t’u shënuar në kalendar është 30 qershori, kur do të skadojë kontrata me Interin dhe më pas do të jetë i lirë të kërkojë një skuadër tjetër. Luciano Spalletti ka filluar numërimin mbrapsht dhe është gati të rikthehet në pankinë pas një mungese të gjatë. Për të ardhmen e tij nuk mund të flitet ende me siguri, por për të ka shfaqur shumë interes Napoli.
Rino Gattuso është i destinuar të largohet në fund të sezonit dhe Spalleti mund të ketë profilin e duhur për të ringjallur ambiciet e napoletanëve pas një sezoni me shumë ulje ngritje
Sipas Fcinterneës Aurelio De Laurentiis e ka bërë një sondazh Spalletin, ndërkohë që edhe vetë trajneri tërhiqet nga ideja për të hyrë sërish në lojë me një skuadër të rëndësishme. Në gjurmët e tij ishte edhe Fiorentina, që është në kërkim të një trajneri me profil të lartë për të tentuar ndryshimin e situatës së viteve të fundit që ka pasur më shumë ulje se ngritje, por për momentin duket se nuk janë krijuar kushtet
Sigurisht që nuk mungon as interesi i klubeve jashtë Italisë dhe mes hipotezave është ajo që do të rikthente Spallettin në Rusi te Spartak i Moskës pas 5 sezoneve dhe 4 trofeve të fituara me Zenit Shën Pjetërsburg
Sfidanti.al