Për titullin nuk bëhet fjalë, ndërsa shpresat për katërshen e parë ende nuk janë edhe aq të mëdha. Gjithsesi, le ta lejojmë Zhoze Murinjon që të shlodhen, e të kënaqet me një fitore të rëndësishme dhe të thellë, siç duhet ta ketë një ekip i madh. Trajneri portugez, tepër i kritikuar këto 4 javë, ashtu si Garet Bejli që po quhej një “gabim i kushtueshëm”, ka të drejtë të ngrejë ballin lart.
“Fitorja ishte e merituar, – tha Zhoze, – gjithsesi, u thashë lojtarëve në pushim se u gëzova që pësuam gol sepse ndryshe, do të kishim luajtur edhe në pjesën e dytë njëlloj si ato minuta. Goli na shkundi. Gareti (Bejli) dhe Harri (Kejni) shënuan gola të pabesueshëm. Son punon shumë për ekipin, edhe ata që hynë nga stoli patën sjellje të madhe. Më pëlqen kur një lojtar nga stoli e përmirëson ekipin. Vlerësimet më të larta për Garet Bejlin. Unë kam besim tek ai dhe tek gjykimi që ka ai për trupin e tij, për fizikun e tij. Nuk dua që të lodhet më shumë sesa duhet. Një javë e përsosur, 3 ndeshje, 9 pikë”.
Sfidanti.al