Aventura e re, Hamsik e rinis karrierën nga Suedia; cfarë pritje nga tifozët e Goteborg

Marek Hamsik e la Kinën për t’u kthyer në futbollin evropian. Ish kapiteni i Napolit ka vendosur të rinisë karrierën e tij në Kontinentin e Vjetër pikërisht në Suedi me futbollistin sllovak që do të firmosë një kontratë me skuadrën e Goteborg.

Në fakt Hamsik ka udhëtuar drejt Goteborgut  me skuadrën e së cilës do të firmosë kontratën e tij që do të jetë deri në fund të sezonit për t’u përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian të këtij viti. Në momentin e mbërritjes në aeroport, Hamsik pa që të pritej nga shumë tifozë të Goteborgut që kishin shkuar atje pikërisht për t’i uruar mirëseardhjen.

Sfidanti.al