I mrekulluar Zidan: Benzema është “nënta” më e mirë në botë

Karim Benzema po luan ndoshta sezonin e tij më të mirë me bluzën e Realit të Madridit, ndërsa ka shënuar gola në pesë ndeshje të fundit radhazi. Ai ishte lojtari vendimtar edhe në ndeshjen e fundit të La Ligës kundër Atletik të Bilbaos, në portën e të cilit Benzema shënoi të gjithë të tre golat. Natyrisht që në adresë të tij trajneri i ri-i vjetër i Realit, Zinedin Zidane, nuk mund të thotë asgjë tjetër veç fjalëve mjaft vlerësuese:
“Loja e Benzemas është gjëja më e mirë që unë kam parë, qëkur jam kthyer. Ai ka shënuar tetë gola radhazi dhe tani Benzema është ‘nënta’ më e mirë në botë. Unë nuk jam i habitur nga ajo që po bën ai, sepse e kam ditur se çfarë është në gjendje të bëjë ai”, deklaroi Zidane. Tregolshi i Benzemas kundër Atletikut ishte i pari që nga viti 2015 dhe tani atij i mungojnë vetëm tre gola që ai të arrijë rekordin e vet që nga ardhja te Reali.
Sfidanti.al