Ronaldo katapulton në Dubrovnik në një vilë, ku nata kushton 7000 euro

Megaylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo, më shumë se të tjerët, i solli Juventusit titullin e kampionit të Italisë për të tetën vit radhazi. Kështu, Ronaldo u bë futbollisti i parë në botë që ka fituar tituj kampioni në Angli, Spanjë dhe Itali. Vetëm tre orë mbas ndeshjes së fundit në Itali, Ronaldo në bordin e avionit të tij privat zbriti në aeroportin “Çilipi” të Dubrovnikut.
Media lokale kroate zbuloi se Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Xheorxhina Rodrigez, në Dubrovnik u vendosën në vilën elitare “Sheherezade”, ku një natë kushton “vetëm” 7000 euro.
Në këtë vilë luksoze kanë qëndruar më parë Elisabet Tejlor, Riçard Barton, Sofia Loren, Xhejmi Foks…
Sfidanti.al