Përçarje anglezo-spanjolle në dhomën e zhveshjes së Junajtidit

Gjatë këtyre pak javëve, në klubin e Mançester Junajtidit ka patur tension të lartë që ka çuar edhe te rezultatet e dobta të fundit të “djajve të kuq”, shkruan gazeta “Sun”, sipas së cilës situata e tensionuar ka lidhje me vazhdimin e kontratave të futbollistëve vendas dhe atyre spanjollë.
Sipas gazetës, tre pjesëtarët e përfaqësueses angleze, Eshli Jang, Kris Smoling dhe Fill Xhons, i përfunduan bisedimet përkatëse dhe i nënshkruan kontratat, duke siguruar paga më të larta, ndërsa mënjanë mbeten De Gea, Mata dhe Erera. Ky i fundit ka mundësi që të largohet dhe ta vazhdojë karrierën te PSZH-ja si lojtar i lirë, ndërkohë që nuk është çudi që të njëjtën gjë të bëjnë edhe dy lojtarët e tjerë spanjollë.
Sfidanti.al