Ultrasët rfusë pranojnë për mediat angleze se mezi po presin të përplasen me ata anglezë në Botërorin 2018.Shpresa është gjithmonë ajo që në Botërori i Rusisë të shkojë mirë për rendin publik, por përshtypja është që forcat e rendit duhet të dislokojnë të gjitha trupat që kanë në dispozicion për të arritur objektivin. Ajo që shqetëson, në fakt, është rivaliteti i fortë mes huliganëve rusë dhe atyre anglezë. Ashtu si të gjithë kujtojnë, një vit më parë, huliganët rusë kishin pushtuar rrugët e Francës, duke krijuar panik në Evropianin 2016.
Kaosi në Marsejë përpara ndeshjes Rusi – Angli ka bërë xhiron e Botës. Ndërsa sot, gjatë Kupës së Konfederatave që po zhvillohet pikërisht në Rusi, nuk po verifikohet asnjë problem i veçantë përsa i përket trazirave. Përshtypja është se ultrasët vendas po presin takimin e madh të vitit të ardhshëm për të goditur. Sipas asaj që kanë thënë vetë disa huliganë rusë që kanë mbetur anonimë, objektivi kryesor mbeten anglezët, që mungojnë në Kupën e Konfederatave, por do të jenë të pranishëm me shumë mundësi në Botërorin e vitit të ardshëm që do të zhvillohet në Rusi. Një manifestim që, sipas ultrasëve, do të kthehet në “festë dhune” për vendasit.
PRITJA RUSE – i intervistuar nga kanali “BBC”, një pjesëtar i grupit të organizuar të tifozerisë së dhunshme ruse, ka sqaruar edhe arsyen për të cilën rusët e kanë kaq keq me anglezët. “Kundërshtarët tanë natyrorë janë anglezët, sepse ata janë baballarët e huliganizmit dhe për këtë arsye janë kaq të shumëpritur”. Ja pse, sipas “Foxsports.it”, Kupa e Konfederatave është më shumë si një stërvitje në heshtje që grupet e huliganëve rusë po bëjnë për të pritur në Botërorin e 2018-s anglezët. Dhe, duke parë edhe goditjet që mediat angleze i japin Rusisë herë pas herë, kjo do të jetë një luftë edhe politike. Sipas Ministrisë së Brendëshme Ruse, janë identifikuar deri tani 191 subjekte që janë vendosur në “listën e zezë” për Botërorin. Situata duhet mbajtur nën kontroll.