Mançester Junajtid mund t’i kthehet talentit të Fiorentinës, Federiko Bernardeski nëse Interi nuk e ul çmimin prej 55 milionë euro për Ivan Perisiçin. Zhoze Murinjo e ka ndjekur me endje lojtarin e kombëtares kroate, Perisiç, për muaj me radhë, por zikaltrit janë të vendosur të marrin 55 milionë euro për shitjen e tij. Sipas “Mediaset Premium”, skuadra nga Premier League është duke përgatitur planin B dhe kjo gjithashtu do të përfshijë një klub të Serisë A. Objektivi tjetër në listë është lojtari i Italisë U-21, Bernardeski, i cili refuzon të nënshkruajë kontratën e re me Fiorentinën.
Marrëveshja e tij e tanishme skadon në qershor të vitit 2018, por “Viola” ende kërkon 50 milionë euro për 23-vjeçarin. Juventusi aktualisht janë favoritët për Bernardeskin dhe janë përgatitur të ofrojnë 40 milionë euro plus bonuse gjatë ditëve të ardhshme. Megjithatë, Çelsi është gjithashtu i interesuar dhe Fiorentina do të shiste më shumë jashtë vendit sesa të përforcojë rivalët e tyre të hidhur të Serisë A. Këtë sezon, Bernardeski kontribuoi me 14 gola dhe pesë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat për “Violën”.